Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Brenda harkut të pak viteve, këngtarja e njohur Elhaida Dani arriti që suksesin e arritur në skenën e ‘’Top Fest’’ ta ngjiste në atë të ‘’The Voice of Italy” ku u shpall fituese, për të përfaqësuar më pas Shqipëri në kompeticionin më të rëndësishëm në Evropë ‘’Eurovision Song Contest”. Por krahas rritjes profesionale, Elhaida ka pësuar shumë ndryshime edhe në pamjen e jashtme. Statura paska e kolme dhe kilogramët e tepërt i kanë lënë vend një trupi të dobët, lokëve më të errëta dhe truku më natyral. Në një prononcim për ''revistawho.com'' Elhaida ka zbuluar disa nga sekrete e të dukurit në formë që e kanë ndihmuar të ketë formën e tanishme.
“Si fillim dua të theksoj që bëj palestër. Ka 2 vite që i jam dedikuar shumë, por kohët e fundit për shkak të angazhimeve e kam lënë pas dore. Në këto raste ka shumë rëndësi dieta pasi kam strukturë të shëndoshë dhe vetëm kur jam në palestër rregullisht i lejoj vetes të ha më shumë se normalisht. Zakonisht kur më duhet të humbas peshë në kohë rekord eleminoj të gjitha karbohidratet. Dieta në fjalë quhet ‘’Dieta Ketonike’’ dhe praktikisht është një regjim ushqimor gjatë të cilit nuk konsumoj asnjë karbohidrat, as ëmbëlsira, as makarona, asgjë të tillë (edhe pse më bën të vuaj shumë kjo gjë). Kur zbatoj këtë metodë arrij të humbasë peshë edhe pa palestër. Megjithatë dieta është shumë delikate dhe e fortë, prandaj përpara se të aplikohet duhet që gjithsecili të konsultohet me specialistë të fushës. Unë kontrolloj dhe shënoj gjithçka konsumoj gjatë ditës, pasi është pjesë e punës time dhe duhet të jem gjithmonë në formë. Por kjo dietë nuk duhet mbajtur për periudha të gjata. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur duhet humbur peshë shpejt, prandaj personalisht e aplikoj vetëm kur jam larg palestrës dhe jetesës normale. Unë ha shëndetshëm dhe bëj palestër shpesh që të jem plotësisht në formë dhe mos eleminoj asgjë që më pëlqen”,-ka treguar Elhaida
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...