Showbiz

Bota e artit në zi, ndahet nga jeta shqiponja fluturuese e valleve shqiptare

+

REXHEPS

Bota e artit shqiptar është zgjuar në zi ditën e sotme, pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të korifeut të valles shqiptare, Rexhep Çeliku. Artisti i mirënjohur është shuar në orët e para të ditës së sotme duke humbur kështu betejën me sëmundjen e rëndë, prej së cilës vuante prej kohësh.  Rexhep Çeliku ka lindur me 19 korrik 1954 në Tiranë. Që nga viti 1976 ka punuar solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe numëron në reportorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje dhe mbi 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit. Është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin “Për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”. Solisti i parë i Ansamblit të këngëve dhe valleve 4 ditë më parë u nderua nga presidenti Ilir Meta me një tjetër titull  me medaljen ''NDERI I KOMBIT''.