Showbiz

Brad dhe Angelina i japin fund mosmarrëveshjeve për kujdestarinë e fëmijëve/ kjo është zgjidhja që kanë gjetur

+

angelian

Prej muajsh dy aktorët e njohur Brad dhe Angelina, pas divorcit në shtator të 2016 nuk arrinin të gjenin një marrëveshje pasi aktorja Angelina do t’ja mohojë këtë të drejtë ish-bashkëshortit të saj. Sipas E-News pas disa gjyqeve të njëpasnjëshme kanë arritur në një pikë takimi. “Një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve është arritur javë më parë dhe është firmosur nga të dyja palët si dhe gjykatësi. Kjo marrëveshje është e bazuar në rekomandimet e profesionistëve për të arritur më të mirën për fëmijët, madje është shmangur edhe gjyqi. Detajet nuk do të zbulohen për të mbrojtur privatësinë e fëmijëve”  u shpreh avokatja e aktores.