Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Edhe pse ka më shumë se 20 vite në televizion, me siguri të gjithë nostalgjikët i kujtojnë fillesat e saj në ekranin e TVSH-së, Eni Vasili është një nga ato gazetare që është treguar thuajse hermetike, kur bëhet fjalë për jetën e saj private. Për të nuk dihet dhe nuk është shkruar asgjë, më saktë asgjë që nuk tejkalon kufirin e karrierës në media dhe si shkrimtare. Megjithatë ‘’Panorama Plus’’ ka arritur të fiksojë ndoshta të vetmet momente të Enit në krahë të një mashkulli, i cili është edhe partneri i saj prej shumë vitesh. Dhe për dekonspirimin e lidhjes së saj të dashurisë duhet të falënderojmë Lorik Canën. Ish-kapiteni legjendar proomovoi para pak ditësh dokumentarin e përgatitur për jetën e tij , dhe mes shumë të ftuarve VIP ishin edhe Eni dhe partneri i saj.
Armandi, një inxhinier informatike shumë i talentuar, jetonte që prej fillimit të viteve ‘90 në Londër, por në një darkë miqsh të përbashkët, ai njohu Enin dhe kështu filloi lidhja e tyre e dashurisë.Miqtë e çiftit tregojnë se ai u përpoq ta bindte Enin që ta merrte me vete në Londër, por gazetarja e suksesshme nuk u tundua kurrë për të provuar jetën jashtë Shqipërie, dhe larg profesionit. Kështu që ai vendosi të lërë Londrën dhe të vijë të jetojë në Tiranë. Tashmë ata jetojnë bashkë dhe sipas njerëzve të afërt, Armandi është mbështetësi dhe kritiku më i madh në karrierën e zonjës Vasili.
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...