Showbiz

Brune vs.Kuqëse, cila është zgjedhja që presin fansat nga Omeri ?

+

omeri

Omer dhe Defne u kthyen shpejt në dy personazhe shumë të dashur për publikun shqiptar falë serialit "Dashuri me Qira", të transmetuar ekskluzivisht në Tring. Por, a do t’i shohim bashkë në një tjetër serial këto dy personazhe? Gjithcka varet nga Omeri. Barış Arduç do të nisë xhirimet e një serali të ri në vjeshtë, por  puna është lënë pezull pasi ende nuk është vendosur për personazhin kryesor që do të luaj përkrah tij. Regjisori turk Mars Yapım, e ka zvogëluar numrin e aktoreve kandidate në dy, Fahriye Evcen dhe Elçin Sangu. Por, zgjedhja për personazhin kryesor i është lënë aktorit me origjinë shqiptare. CNN turk shkruan se produksioni preferon aktoren Fahriye Evcen, por fansat e aktorit kërkojnë të rishohin sërish bashkë Baris dhe Elçin Sangu në një tjetër serial. Më herët mediat turke raportuan se Barış Arduç mund të luante përkrah Beren Saat në serialin ‘'Kazino’', por asgjë nuk është bërë e ditur.