Showbiz

Cilat janë arsyet që e ''detyruan'' Adelina Ismailin të rikthehej në Kosovë, cili ishte shoqëruesi i saj në ekran

+

kumakekumake

Pas një shkëputjeje të gjatë nga skena dhe vendlindja e saj Prishtina, diva e muzikës pop njëherazi një prej artisteve më kontraversiale të të gjitha kohërave, Adelina Ismaili është rikthyer sërish në Kosovë dhe kësaj here për një kohë të gjatë. E ftuar në emisionin ‘’NIN” në Klas Kosova, këngëtarja e mirënjohur ka shpjeguar edhe arsyet e rikthimit të saj dhe angazhimet e reja në muzikë. ‘’Arsyeja kryesore e rikthimit është Vali. Ai do të jetë i angazhuar për 2-3 vitet e ardhshme në një projekt të rëndësishëm dhe kemi vendosur që të jetojmë këtu. Do ta shfrytëzoj këtë gjë edhe për ndonjë projekt artistik”, -është shprehur Adelina. Kujtojmë se Adelina është e martuar me biznesmenin Vali Krasniqi dhe jeton prej 9 vitesh në Zvicër. Ata janë prindër të një djali, Uliksit, i lindur më 18 prill të vitit 2017, i cili ka shoqëruar mamin e suksesshme në këtë intervistë, duke fituar zemrat e të gjithëve.

adi1