Showbiz

Çudia më e madhe 3 ditë zgjat, aktori i humorit sfidon Bleonën dhe u tregon të gjithëve si të ruajnë spermatozoidët/Video

+

lerona

Disa ditë më parë i gjithë shtypi rozë dhe portalet më të njohura në vend do të gëlonin nga një video e Bleona Qerretit, e cila si gjithmonë do t'ia dilte të tërhiqte vëmendjen e publikut edhe pse ky i fundit do të ishte skeptik rreth përmbajtjes së saj. E njohur për marrëdhënien e ngushtë me rrjetet sociale dhe fansat e saj, Bleona nuk do të nguronte të ndante me ta edhe një proces tejet intim siç është ngrirja e vezëve, një proces jo shumë i njohur ndoshta për shumë prej jush. Kjo video do të shkaktonte një furtunë të vërtetë mediatike, por mesa duket nuk ka mjaftuar me kaq. Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka vendosur të ''sfidojë" këngëtaren e njohur dhe ka postuar ditën e sotme një video gazmore ku tregon si të ruani spermatozoidët në kushte shtëpie.  Nuk dihet si do e presë Qereti këtë video, pasi është shprehur  mjaft e ndjeshme lidhur me vendimin e saj për të ngrirë vezët.

Credit: @