Showbiz

Dhimbje e thellë në familjen Skënderaj, pas Albanit, babai i kushton poezi nënës së 4 djemve të tij

+

650745 H1xksgK Sb

“Mendoja se isha i aftë me fjalët por më dridhet zëri sa herë që mendoj për ty. Gjuha e zemrës nuk ka nevojë për fjalë!
TE DUA PERJETESISHT ENGJELLI IM”

allaban
Kanë qenë këto fjalët e këngëtarit Alban Skënderaj vetëm pak ditë pas ndarjes të së ëmës nga jeta e sot babai i tij Qerim Skënderaj ka ndarë me të gjithë miqtë rreshtat që i ka kushtuar të dashurës së zemrës. Në ndryshim nga djali, babai ka gjetur forcën të thurë një poezi për të shtrenjtën e tij duke na lënë të kuptojmë brengën e mungesës të së shoqes.

68b794f480c3c93bc78c303ecc0a3b09 526x450


Dhëmbshuria ime, mirmëngjes.
Si ke fjetur, aty poshtë, pa mua?
Erdha prap sot, të përshëndes,
Dhe sërish të them se sa të dua.

Unë, këtu lartë, s’fjeta fare,
Preka, bashkë me ty, çdo kujtim.
Shpirtin ma pushtoi një brengë e madhe,
Lodhja jote…, vidë pambarim…


Tani shlodhu, e lodhura ime.
Prej këtej, ike punëmbaruar.
Bijtë e tu, vepra më sublime,
S’e harrojnë klloçkën e munduar.


Ja dhe pakë, e do të kenë rrethuar,
Duart plotë me lule gjithë shkëlqim.
Shpirti yt, me mall i ka bekuar,
Ndaj me lotë e shprehin dashurinë.


Po ti fli, prehu pa merak,
Lulet s’do t’i ndajmë asnjë ditë.
Tani sapo shtova një zambak,
Të rri hijshëm, si një luledritë...


Kur të zgjohesh, na vështro nga lartë,
Jemi të bashkuar si përherë,
Prandaj mbrona me krahët e artë,
Syri i lig, nuk derdh lotë, por vrer.