Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
''Nuk arrij ta imagjinoj se dikush me mendje të shëndoshë mund të të lërë për Camillën”, kështu shkruante Princi Philip, burri i Mbretëreshës Elizabeth në një letër që i dërgonte Dianës në vitin 1992. Ishte viti kur lajmi i divorcit të Charles dhe Dianës kishte pushtuar lajmet dhe familje mbretërore ishte e mbingarkuar nga skandali. Letrat e zbuluara nga Mirror dëshmojnë se mes Dianës dhe vjehrrit kishte një marrëdhënie afeksioni.
“Nuk e kishim menduar kurrë se do donte të të linte, kurrë s`na kishte shkuar ndër mend”, shkruante Philip i cili shkon deri aty sa e quan djalin budalla e se do ishte gafë nëse do linte gruan. “Do shkatërrojë reputacionin e tij nëse shkon vazhdon jetën me një tjetër. Ne nuk do e aprovojmë këtë lidhje, gjithsesi”,shkruante ai.
Po Philip i konsideronte të dyja anët e medaljes si një burrë i mençur. “A je e sigurt që tradhtia e Charles dhe Camillës nuk ka fare lidhje me sjelljen tënde në martesën tuaj”, shkruante ndër të tjera duke e bërë Dianën të mendojë që ndoshta edhe ajo kishte kontribuar drejt kësaj tradhtie. Pavarësisht kësaj fjalie, marrëdhënia nuse e vjehrrë paska qenë e mirë. Po nuk mjaftonte për të mbajtur martesën në këmbë. /Tiranapost
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...