Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Vetëm pak muaj më parë, ajo do të sillte në jetë vajzën e saj të tretë duke plotësuar në këtë mënyrë, “3-in me fat” për të cilin kishte zgjedhur të rrëfehej ekskluzivisht për “Living”. E mesa duket ardhja në jetë e Brooklyn Damar, ka qenë një ogur i mbarë për blogeren e njohur Estela Ujka, e cila ka rivendosur të provojë ëndrrën amerikane, kësaj here shoqëruar nga familja e saj e bukur.
Fotografitë e ndara së fundmi në profilin e saj në Instargram, nuk jam provë e ndonjë udhëtimi të radhës, por e një aventure të re që Estela ka vendosur shumë kilometra larg Tiranës. E themi këtë pasi Estela sapo ka njoftuar të gjithë ndjekësit e saj nëpërmjet një postimi në blogun personal, se është larguar përfundimisht nga Shqipëria dhe së bashku me familjen e saj janë vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Përshëndetje miq, duhet të jem e sinqertë me ju që në New York nuk jam për NYFW por për një të ardhme më të mirë për fëmijët. Edhe pse fillimi pritet të jetë i vështirë unë nuk kam ndërmend të dorëzohem, ndaj do më duroni dhe këtej me postime simpatike. Siç është ky i radhës. Më besoni që kjo nuk është pamja e zakonshme këtu do flasim për të gjitha, por le të themi është zgjedhja ime e parë. Kjo është lagja ku jetoj dhe fotot janë realizuar me Lorest ndaj mendoj se hapin e parë e bëmë. Ju përshëndesim nga NY dhe shihemi në postimin tjetër. Ah po tani duhet të filloj të postoj dhe në anglisht”, -ka shkruar ajo. Living i uron fat në këtë etapë të re të jetës dhe të mos na harrojë.
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...