Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Aurela Gaçe është një ndër artistet më të dashura dhe më dinamike të skenës shqipare. Vajza rebele nga Vlora do të bëhej pjesë e pandashme e muzikës shqiptare që në moshë të vogël duke u bërë pjesë e festivaleve për fëmijë, për të vazhduar më pas me një karrierë të shkëlqyer në festivalet më në zë në vend dhe clubet më in të kryeqytetit dhe ne Diasporë. Këngëtarja simpatike tashmë është nënë e dy vajzave, Grace-t dhe Abgailit, për të cilat është treguar shumë e kujdesshme përsa i përket publikimit të fotove të tyre në rrjete sociale. Vajza e madhe, Grace do të bëhej shumë shpejt e njohur gjatë një prej puntatave të ‘’E diela shqiptare’’ kur surprizoi mamanë duke kënduar një këngë të saj, për të vazhduar më pas me fotot dhe videot e tjera në Instagramin e këngëtares së mirënjohur. Ndërsa, Abigail e cila ka lindur 7 dhjetorin e vitit të kaluar, edhe pse e vogël ka zbukuar Instagramin e artistes aq shumë të dashur, por edhe zemrat e fansave. Aurela ka publikuar foton më të ndjerë të dy dashurive të saj ku duket Grace që e puth në faqe motrën e saj të vogël, ndërsa rri në prehrin e mami Aurelës. Grace i ka dhënë motrës së vogël peshqirin e vet që të mbulohet. “Kur deti ka pak dallgë e era të rreh shpatullat, mbulohemi me peshqirin që ka blerë motra e madhe Grace.”, shkruan Aurela në postimin në Instagram, i cili ka marrë me mijëra pëlqime.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...