Albano Bogdo : Vajzat më duan se jam i pasur, ndaj kam 4 vite single dhe mendoj se do qendroj beqar
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Lajmi i fundit që dinim për Elvanën ishte vendndodhja e saj në Gjermani. Mesa duket sipas një letre drejtuar prokurorisë ajo qëndronte atje për shkak të disa problemeve shëndetësore. Pas ngjarjes në zonën e ish-bllokut ku një person u vra dhe dy të tjerë mbetën të plagosur këngëtarja e cila ishte e pranishme, më pas u zhduk nga vendi ynë. I fejuari i saj Ervin Mata i cili është i shpallur në kërkim ishte një nga protagonistët e ngjarjes, e shkaku i konfliktit u dyshua të ishte një ngacmim që i’u bë këngëtares. Ndërkohë që të gjithë të pranishmit në ngjarjen e rëndë u kërkuan për dëshmi në polici, Elvana Gjata u shpall në kërkim pasi u largua nga Shqipëria menjëherë pas ngjarjes së ndodhur.
Pas kalimit të afatit për t’u paraqitur për dëshmi , “ABC News” ka zbuluar se këngëtarja është rikthyer në Shqipëri para një jave përmes aeroportit të Rinasit. Sipas burimeve pranë prokurorisë ajo ka zgjedhur avionin e një linje të orëve të vona të natës. Nga ana tjetër është mësuar se Elvana ka dhënë të gjitha shpjegimet e nevojshme për takimin dhe biseden me të fejuarin e saj, Ervin Mata para ngjarjes.
Ndërkohë që nuk dihet dëshmia e saj e plotë është mësuar se ajo është pyetur edhe vendndodhjen e Matës dhe nëse kishte dijeni për konfliktet e tij.
Sot gjithashtu nga “Report Tv” u mësua se këngëtarja kishte dërguar në prokurori një letër ku tregonte se ndodhej jashtë për arsye shëndetësore.
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...