Gazetarja Anduena Llabani: "Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit"
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Tashmë prek kohësh, aktori i humorit dhe moderatori i spektaklit Al Pazar, Agron Llakaj, konfliktohesh virtualisht në distancë me juristen Eni Çobanin ! Shkak duket të jetë bërë, pjesa e emisionit Shihemi në gjyq, që zonja Çobani prezanton. Agroni e ka cilësuar këtë hapsirë televizive si banale dhe të varfër. Pas kësaj, ka reaguar Eni Çobani e cila ka shkruar si përgjigje se liria është e drejta themelore në këtë jetë: “Të jesh I lirë është e drejtë themelore e çdokujt që vjen në jetë por të jetosh dhe të flasësh si njeri i lirë është vyrtyt dhe vlerë” – ka shkruar Çobani, pa iu drejtuar drejtëpërdrejt aktorit por duke lënë të kuptohet se reagimi i shkon pikërisht ati! Megjithatë ky nuk ka qenë fundi i konfliktit, pasi kudo që të ftohen si Eni ashtu dhe Agroni pyeten rreth kësaj çështeje.
E ftuar në programin “Një kat më lart’’ me Ermal Peçi, Eni ka pohuar se kjo histori për të është e mbyllur . “Zotin LLakaj e njoh nga televizioni. S’kam asgjë private me të. E kam lexuar, që rezervat ai i ka me emisionin dhe jo me mua, por nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë, nuk e gjeta. Është pak konfuze ajo e thëna e tij” – pohoi Eni. Por a kanë pasur ata një përplasje personale? Përse ripërsëritet historia? A i kanë kërkuar Enit, miqtë e saj të reagojnë?
“Shqiptarët më njohin, e dinë kush jam. Nuk kam asnjë fjalë për ti thënë. Duhet të këtë ai për të më thënë, unë s’jam marrë me të” -vijoi ajo.
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...