Showbiz

Erisa Xhixho bëhet mama për herë të dytë, ja koincidenca e këndshme mes të sapolindurës dhe djalit të parë

+

erik

Vetëm pak muaj më parë ajo do të pranonte publikisht se ishte shtatzënë për të dytën herë radhazi, një lajm të cilin do të zgjidhte ta ndante në një nga puntatat e ‘’C’est la vie’’, ku ishte konkurrente në krahë të Erik Lloshit. Por pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi, pasi Erisa Xhixho, nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka sjellë ditën e sotme në jetë një vajzë. Erisa e ka ndarë lajmin me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku ka postuar edhe fotografinë e parë ku duket dora e vogëlushes të sapolindur. Por, jo vetëm kaq nëpëmjet këtij postimi, politikania ka zbuluar edhe emrin e veçantë Nikol që do të thotë fitore.

tubas
“Ka lindur një engjëll me emrin Nikol që erdhi në shtëpi për të festuar ditëlindjen e vëllait Henri…E mbushur me dashuri dhe e bekuar nga Zoti”, shkruan Erisa. I urojmë vogëlushes jetë të gjatë dhe sa më të lumtur!