Showbiz

Ermal Meta sulmon gazetarët shqiptarë ''Mjaft spekuluat për mua, ju nuk dini asgjë për jetën time.''

+

metasanremo

Ermal Meta është një emër jo pak i njohur në muzikën italiane. Ai  do të niste karrierën fillimisht si kitarist dhe solist kryesor në grupin Pas ''La fame di Camilla'', për t'u shkëputur më pas dhe bashkëpunuar si teksktshkrues i disa prej emrave më në zë të vendit fqinj si Patty Bravo, Noemi, Emma Marrone, Marco Mengoni etj, por duke filluar nga ky vit për të do të flitet akoma dhe më shumë. Pas një rrugëtimi të mbushur me peripecira. duke filluar nga akuzat për plagjiaturë, pezullimi i përkohshëm nga RAI, kënga e tij në bashkëpunim me Fabrizio Moro-n ‘’Non mi avete fatto niente’’ u shpall fituesja e edicionit të 68-të të Sanremos. Një fitore e cila sigurisht nuk mund të mos trumbetohej edhe në vendin tonë, ku në shumë portale u aludua se kënga fituese ishte një apel për babain e dhunshëm të Ermal Metës.Por, gjatë ditës së sotme këngëtari Ermal Meta ka shpërthyer kundër gazetarëve në Shqipëri duke ukërkuar të mos flisnin rreth jetës së tij pasi nuk dinin asgjë.

malkos

“Mos spekuloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thashë asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua, por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.  Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla. Faleminderit për vëmëndjen. Ermal Meta,” -shkruan këngëtari në llogarinë e tij në Facebook.