Showbiz

Flori Mumajesi përfundon në spital, kush e mallkoi këngëtarin një ditë para performancës në Pallatin e Kongreseve

+

floriiiiiiiiiiiii

Ka kaluar më pak se një javë nga prezantimi i tij në ‘’Këngë Magjike’’, por duket se kjo ‘’vonesë’’ e mirëmenduar nuk e ka penalizuar Flori Mumajesin pasi kënga e tij ‘’Plas’’ është një ndër më të klikuarat në YouTube dhe të dëgjuarat e momentit. Kantautori i njohur është rikthyer në festivalin e tij të preferuar pas 3 viteve mungesë, me një këngë që shumë njerëz e kanë konsideruar si një dedikim për Elvana Gjatën, ndonëse Flori ka zgjedhur të mos prononcohet për këtë lloj analogjie të pikasur nga fansat. Ai do të performojë sonte në Pallatin e Kongreseve, por mbrëmja e djeshme nuk e ka gjetur duke bërë provat e fundit, por me një serum në krah.

florui2 577x1024

Në videon e publikuar në InstaStory, Flori ka trembur fillimisht ndjekësit me gjendjen e tij, ndonëse buzëqeshja që e shoqëron na bën të kuptojmë se e ka gjendjen nën kontroll. “Nuk e dimë kush na ka mallkuar”- shprehet ai duke falenderuar edhe mjekun që po kujdeset për të. Nuk e dimë se çfarë ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore, por njësoj siç shkruan dhe ai shpresojmë që deri neser do ja dali. Flori do të këndojë sonte dhe duke qenë një ndër të preferuarit e publikut dhe një ndër pretendentët e çmimit të madh, nuk mund të mungojë.

flori 577x1024