Showbiz

Flori Mumajesi tregon të vërtetën mbi mungesën e tij në skenë dhe dedikimet e këngëve të reja

+

floriiiiiiiiiiiii

Që prej gushtit të këtij viti këngëtari Flori Mumajesi ishte zhdukur nga rrjetet sociale dhe lajmet e largimit të tij kanë qenë nga më të ndryshmet. Ditën e djeshme ai u rikthye në këngën magjike me një këngë të rë konkurruese dhe përfitoi nga rasti për të sqaruar një herë e mirë lajmin se ai ka lënë shtatzënë pornostaren me origjinë shqiptare Alby Rydes. Këtë lajm e mohoi e para aktorja e filmave porno, ndërsa Mumajesi nuk reagoi fare.
Por sot Flori vendosi të tregojë se ky lajm nuk është aspak i vërtetë duke thënë: “Nuk kam lënë askënd shtatzënë”.
Pas këtij lajmi një tjetër lajm bëri bujë pasi u tha se mungesa e Florit në muzikë dhe në rrjete sociale ka të bëjë me arsye shëndetësore, pasi vuan nga mushkëritë. Këngëtari e hodhi poshtë thashethemin duke thënë se është shëndoshë e mirë, nuk vuan nga asgjë.
Sot ai prezantoi këngën më të re “Plas” me të cilën konkurron për çmimin e madh në festivalin e këngës dhe me siguri do të rezultojë mjaft e suksesshme. Gjithashtu ai deklaroi që ka dashuruar një herë në jetë dhe kurrë më nuk do të ndodhë diçka e tillë. Kjo deklaratë i mërziti shumë fansat!

floriiiii