Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Baris Arduc dhe Gupse Ozay janë një nga çiftet më të diskutuar të momentin. Duket se e gjitha bota është kundër dashurisë së dy aktorëve, të cilët jo vetëm që kanë diferencë në moshë (Gupse është disa vite më e madhe), por siç shprehen fansat e tyre, dy aktorët dallojnë edhe në pamje. Baris, i cilësuar si një nga meshkujt më të bukur në Turqi, mendohet se duhet të ketë në krah një tjetër grua. Edhe pse e pakuptimtë përderisa në mes është dashuria, fansat e dy aktorëve nuk e pranojnë personin që idhulli i tyre ka në krah. Kjo çështje është kthyer në shqetësim edhe për dy aktorët të cilët marrin vazhdimisht komente negative për marrëdhënien e tyre.
E fundit ka qenë gazetarja Hulya Avas. E ftuar në programin e saj, komediania Ozay është përballur me një pyetje mëse të drejtëpërdrejtë: "Çfarë sheh ai tek ty?"
Fillimisht të gjithë u shokuan nga kjo pyetje por Gupse e mori shumë me sportivitet. Aktorja shpërtheu në të qeshura dhe më pas tha: "Kam shumë besim në vetvete dhe mendoj se është e thjeshtë, ai tërhiqet nga unë, e kam bërë për vete" - u shpreh Ozay.
"Djemtë i pëlqejnë vajzat që i bëjnë për të qeshur. Unë nuk jam xheloze në përgjithësi në marrëdhënien tonë, përkundrazi mundohem ta mbështes gjithmonë Baris-in" - përfundoi aktorja e "Deliha".
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...