Showbiz

Habit Rudina Magjistari «Pak para lindjes, shkova të krihja flokët në parukeri»

+

rrudinarelalks

Ardhja në jetë e një fëmije është një ndër momentet më sublime në jetën e një gruaje. Megjithatë për nënat e reja jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu si do të donin, sidomos nëse marrin parasysh eksperiencat e lindjeve të shoqeve a familjareve të tyre. Skena të tilla si të qara, ulërima, dhimbje të pafundme, apo edhe marramendja janë disa nga “shenjat paralajmëruese’’që gratë ndajnë mes tyre. Mirëpo jo gjithmonë duhet të mendoni skenarin më të keq të mundshëm. Për shembull, nutriconistja e njohur Diola Dasti Baftiu e ka shijuar së shumti këtë moment. Pak minuta para ardhjes në jetë të vajzës së saj të tretë, Diola dhe bashkëshorti i saj, mjeku obstetër-gjinekolog Dardan Baftiu vendosën të kërcenin. Videoja e tyre është shpërndarë me qindra herë në rrjete sociale dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, madje edhe të Rudina Magjistarit që kishte të ftuar në studion e saj çiftin simpatik.

Ndërkohë që Diola ndante eksperiencën e saj para lindjes, Rudina habiti të gjithë me deklaratën e saj, që për hir të së vërtetës asnjë prej nesh nuk e ka ditur më parë. Gjatë bisedës me të ftuarit Rudina ka rrëfyer se kur kishte ndjerë që po i vinin dhimbjet e lindjes, kishte kërkuar që të shkonte të krihte flokët në një sallon bukurie dhe më pas të shkonte në spital. Kjo histori është mjaft për të qeshur, kështu që nuk është aspak habi që të bëhet meme në rrjete sociale.