Showbiz

Këngëtarja Alicia Keys surprizon me pamjen natyrale #nomakeup

+

aliciaa

Në kohët kur forma mbizotëron mbi përmbajtjen, femrat e shohin mëse të domosdoshme kurimin e pamjes së tyre deri në detaj. Vështirë të shohësh femra të patrukuara kur bëhët fjalë për evente të rëndësishmë, por ka qenë Alicia Keys ajo që theu këtë tabu mbrëmjen e djeshme gjatë ndarjeve të çmimeve MTV Music Video Awards.  Alicia ka surprizuar me pamjen e saj natyrale #nomakeup.
Në maj të këtij viti Alicia Keys njoftoi se nuk do të grimohej më, si pjesë e një udhëtim për të zbuluar veten. Duke mos dashur të përshtatej me standarded absurde të bukurisë, Alicia vendosi të hiqte dorë nga tualeti.

"Të dija që po fotografohesha e pa rregulluar ka qenë një ndër përvojat më të forta më të bukura dhe të ndershme që kam provuar ndonjëherë. Që prej kësaj dite unë nuk do të grimohem më ! Nuk do të mbuloj mendjen time, fytyrën, shpirtin apo mendimet e mia “ kanë qenë fjalët e artistes.