Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Prej disa kohësh ajo ka braktisur ekranin, për t'ju përkushtuar një projekti i cili u ka sjellë buzëqeshjen mijëra fëmijëve. Albana Osmani, një nga emrat më të dashur dhe të njohur të Top Channel, tanimë në krye të fondacionit "Ti je një luledielli", i cili ka si qëllim grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjisë pediatrike pranë QSUT-së. E ftuar në "Xing me Ermalin" Albana ka rrëfyer një moment të vështirë të një vajze 4-vjeçare nga Kosova, e cila pak orë para ndarjes nga jeta kishte shprehur një dëshirë tek fondacioni.
“U kërkova fëmijëve të shkruanin dëshirat e tyre dhe shumë prej tyre kërkonin iPad dhe iPhone. Ishte një ngërç se si t’i postoja, por pasi fola me psikologen, ajo më tha se fëmijët janë gjithë kohën të izoluar dhe shumë njerëz i kanë braktisur. I thashë që nuk do ta mendoj dhe do t’i plotësoja dëshirat e tyre. Disa të tjerë kërkonin makina, kostume personazhesh për fëmijë. Një vajzë nga Kosova na kërkoi që të takonte Capital T dhe dy kolegë të tij dhe ai me modestinë më të madhe, iu përgjigjën kërkesës. Pak javë më parë, ne zhvilluam ceremoninë në Kosovë. Takova psikologen e pavionit dhe më tha: '' Të kujtohet vajza që kërkoi Capital T? Katër orë para se të ndërronte jetë kishte thënë ''A mund të shkruaj një dëshirë te Luledielli, dua t’u kërkoj një biçikletë të kuqe, sepse dua të shkoj larg”, tregoi Osmani duke emocionuar të gjithë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...