Showbiz

Këta janë aktorët turq që e kanë ''halë në sy'' njëri-tjetrin/FOTOGALERI

+

lovehate

Ata shihen shpesh në serial tek interpretojnë në krah të njëri – tjetrit. Ka patur shumë raste ku aktorët janë takuar në shesh xhirim dhe çdo gjë ka shkuar aq mirë midis tyre sa jo vetëm janë bërë miq të mirë, por edhe mund të jenë dashuruar me njëri-tjetrin.Megjithatë, ka raste kur ndodh edhe e kundërta! Zbuloni këta personazhe në fotogalerinë e mëposhtme!

cift1

Neslihan Atagul dhe Burak Ozcivit: Të thuash se ata “nuk e durojnë” njëri tjetrin nuk është e drejtë! Çifti ka shkëqyer në interpretimin e Nihan dhe Kemal në serialin e mirënjohur “Dashuri e pafund”. Megjithatë nuk mund të themi se marrëdhënia midis dy aktorëve ka shkuar më së miri. Shtypi turk ka shkruar shumë shpesh mbi një zënkë midis tyre edhe pse anjëri nga aktorët nuk është shprehur haptazi mbi këtë fakt. Mund të themi se diçka është shumë e sigurt: Kadir, bashkëshorti i Neslihan ka shfaqur shpesh kriza xhelozie mbi aktoren. Ndoshta, kjo ishte dhe arsyeja pse Burak Ozcivit vendosi të mos shkonte në dasmën e tyre.