Showbiz

Kur Renato Mekolli gatuante për Orinda Hutën

+

livv orriiii
Ai është ndër shefat e kuzhinës më të dashur të momentit. Përveç se për pjatat e shijshme që gatuan, edhe për përfshirjen e tij në rrjetet sociale me batuta e humor. Ajo, një nga këngëtaret e drejtueset e emisioneve televizive në Vizion Plus, më të bukura. Kështu që, kur bëhen të dy bashkë, vëmendja e shikuesve është thuajse e garantuar. Këto fotografi, i kemi marrë nga koha kur Renato Mekolli, kishte emisionin e tij në kanalin Living, ndërsa Orinda Huta, ka qenë e ftuara e nderit. Nuk është nevoja të komentojmë për shijen e pjatave sepse mimika e të dyve I tregon të gjitha.  Tregon gjithashtu se sa shumë janë argëtuar në këtë episod të programit të Mekollit.

AHP 7396