Showbiz

Ledion Liço poston e më pas fshin foton ku dukej i zhveshur

+

lleldidi

Gjatë këtyre viteve që ai ka qenë në ekranin e “Top Channel”, me siguri të gjithë e kanë vënë re shkronjën “L” të gdhendur në qafën e Ledion Liços.
Mirëpo, duket se moderatori i njohur ka realizuar edhe një tatuazh tjetër të cilin nuk e ka shfaqur më parë. Bëhet fjalë për një shprehje në gjuhën latine të realizuar në pjesën e klavikulës, të cilën Liço e ka zbuluar ditën e sotme në një postim në Insta Story.
Në foton në fjalë, ku Liço shihet pjesërisht i zhveshur, dallohet edhe tatuazhi që siç ka mësuar “Xing.al”, shkruan: “Provehito In Altum”. Kjo është një shprehje latine që përkthehet “Lëshohu drejt lartësive”. Mirëpo, moderatori i njohur shumë shpejt është penduar për postimin, duke e fshirë atë nga Insta Story.

81738a757142ce5f7e95ef96f8d05099 1511362835 7375051