Showbiz

Lori Hoxha bën ''xing'' me Nora Istrefi, kujt mendon se i rri më mirë fustani lejla seksi?

+

lorinonora

Nuk është hera e parë që vajza të njohura të showbizit shqiptar, por edhe politikës të bëjnë ‘’xing’’ me njëra-tjetrën. Në një vend të vogël si Shqipëria ku të gjithë njihen dhe blejnë pothuaj në të njëjtat dyqane, është e pamundur të mos biesh në kurthin e të paturit diçka përafërsisht të ngjashme, ose edhe të njëjtë me shoqen.  Rastet e Armina Mevlanit dhe ish-zëdhënëses së Partisë Demokratike Erla Mëhilli, Eneda Tarifës dhe Jonida Maliqit, apo Arbana Osmanit me këngëtaren e njohur Poni, apo së fundmi Bieta Sulos me Meghan Markle e vërtetojnë më së miri këtë gjë.

screenshot 25 4 1542232310 9298848

Të fundit që kanë bërë xing me njëra-tjetrën janë këngëtarja e njohur Nora Istrefi dhe trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha. Të dy vajzat, që njihen për stilin e tyre të kuruar, kanë postuar së fundmi në Instagram fotot ku shfaqen me të njëjtin fustan ‘’Purple metallic draped mini skirt’’ që kushton vetëm 78 euro. Por ndërkohë që Lori e ka veshur për një nga mbrëmjet e saj jashtë në Londër, Nora ka zgjedhur fustanin e SHAHJA për klinin e radhës. Neve na duken shumë mirë të dyja, po sipas jush kujt mendoni se i rri më mirë?

lonosamedress