Showbiz

Lorik Cana ndan pamjet e para nga dokumentari i tij/ Premiera zhvillohet ditën e sotme

+

lotik cana

Prej kohësh Lorik Cana është i angazhuar në fondacionin e tij dhe si imazh i kompanisë Tring, por në 23 nëntor ai na konfirmoi se këtë herë do të vij për publikun shqiptar si aktor. Bëhet fjalë për një film të tijin i cili titullohet “Lorik” Premiera është pikërisht në ditën e sotme. Ish-futbollisti Lorik Cana zgjodhi të ndajë një pjesë të tij edhe me 377 mijë ndjekësit e tij në “Instagram”. Në filmin dokumentar të realizuar nga gazetari Andi Deçka, është vetë Loriku që rrëfen historinë e jetës së tij, duke përshkruar të gjitha etapa e rëndësishme. Filmi nis me pamje të Gjakovës, duke na kthyer në fëmijërinë e ish-futbollistit teksa shkonte pas topit të futbollit. Më tej, zbulohen një e nga një sukseset e Canës në fushën e gjelbërt si, transferimi i vështirë te PSG, kalimi i bujshëm te Marseille e deri te Sunderland, Galatasaray e Lazio.
Nuk kishte si të mungonte edhe periudha më e bukur e karrierës, pikërisht Kombëtarja Shqiptare përmes imazheve të rralla të shfaqura. Më poshtë është dhe video e postuar nga vetë ai:

Credit: @Lorik Cana