Showbiz

Maja Aliçkaj rrëfen me lotë në sy vdekjen e vëllait ''Asgjë nuk do të jetë si më parë"

+

majs

Për këngëtaren e njohur muzikës popullore shqiptare, Maja Aliçkaj, viti 2017 është një ndër vitet që nëse do të kishte mundësi do ta fshinte një herë e përgjithmonë nga kujtesa, ose do të bënte gjithçka për të kthyer kohën pas e të mos përballej me humbjen e tre njerëzve të dashur. E ftuar ditën e sotme në emisionin “Rreze dielli” ajo ka folur për momentet e vështira të jetës si emigrante në Gjermani, si dhe vdekjen e vëllait të vetëm. “Jam tërhequr goxha nga fatkeqësia e fundit, e cila ka ndodhur brenda tre muajsh. Kam qenë prezente vetëm në disa koncerte, por për mua ka qenë shumë e vështirë. Po u rrëzove, duhet të ngrihesh. Ne jemi disa motra dhe kishim vetëm atë vëlla. Asgjë nuk do të jetë kurrë më si më parë. Humba edhe prindërit, një Zot e di si ia kam dalë të gjej forcë brenda vetes për të jetuar.”-është shprehur e prekur Maja.

linkus

Sakaq, Maja ka folur për herë të parë edhe për periudhën kur ka jetuar në Gjermani dhe vështirësitë e jetës së re si emigrante në një vend të panjohur. ‘’Isha vetëm 18 vjeçe kur shkova për herë të parë në Gjermani. M’u desh t’ia nisja nga zero për një jetë më të mirë. Kam punuar gjithçka, kam pastruar në teatër, kam punuar në fabrikë etj. Në këtë periudhë njoha një zonjë gjermane , e cila më adoptoi ndonëse në moshës të madhe dhe u kujdes për mua. Ajo është mamaja ime e dytë dhe do t’i jem gjithmonë mirënjohëse që më zgjati dorën në momentet më të vështira të jetës time’’.