Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Vetëm pak ditë pas martesës së princeshës Eugenie, e gjithë vëmendja mediatike, por edhe e familjes mbretërore është përqendruar tek princi Harry dhe Meghan Markle, të cilët janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Duka dhe dukesha e Sussex-it, që sipas pallatit të Kensingtonit është në javën e 12-të të shtatzëniës, po bëjnë një tur 16-ditor në Australi, Tonga dhe Zelandë e re. Sigurisht që kjo është një periudhë mjaft delikate për dukeshën Markle, e cila duhet të tregojë shumë kujdes me regjimin ushqimor, aq më tepër tani që është në pritje të ëmbël. Tashmë e dimë që Meghan-t i duhet të ndryshojë zakonet e të ngrënit dhe të heqë doë nga shumë ushqime, mes të cilëve edhe hudhra.
Sipas Darren McGrady, shef kuzhine prej shumë vitesh në Buckingham Palace, asnjë prej pjesëtarëve të familjes mbretërore nuk mund të hajë hudhra ose qepë gjatë udhëtimeve të ndryshme zyrtare, e jo vetëm. Në një prononcim për Sunday Express, shefi i famshëm ka treguar që gjatë gjithë eksperiencës së tij në krye të kuzhinës së familjes mbretërore më të famshme në botë, ai nuk ka përdorur asnjëherë hudhrën në pjatat e tij, edhe pse ajo është një ndër ushqimet më të shëndetshme. Mbretëresha Elizabeth nuk e duron aromën dhe shijen e saj, kështu që fat i keq i pjesëtarëve të tjerë të ndjekin tekat e saj. Hudhra është një antibiotikët më të mirë natyrale. Përmban substanca azotike, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B, më shumë se 400 përbërës mineralë të ndryshëm duke përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët gëzojnë një sërë vetish pozitive terapeutike.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...