Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Pasi ka lexuar dhe gëlltitur shumë fyerje, shumë lajme të rreme dhe gjëra të paqëna të regjistruara tashmë në kujtesën e rrjeteve sociale, Michelle Hunziker ka vendosur të thotë boll. Mjaft më komenteve fyese që çdo ditë lexon në postimet e saj, por mbi të gjitha boll me dhimbjen dhe ligësinë që njerëzit duan të ngjallin në jetën e saj.
Në një postim të gjatë në instagram, në fakt showgirl i njohur ka dashur të denoncojë një situatë që vijon prej vitesh dhe që ajo nuk ka ndër mend të tolerojë më. “U kërkoj gjithë njerëzve që më duan që të mos ia vënë veshin atyre që i duan të keqen, apo që duan të denigrojnë personazhet publikë si unë”, shkruan Hunziker, me qëllimin për të ruajtur ndjekësit e saj nga sulmet dhe helmi që hidhen nëpër rrjete sociale.
Më pas sakëtson: "këta njerëz që na ndjekin vetëm për të na urryer (sa pa kuptim kjo) nuk na bëjnë dot keq”. Ka mësuar të jetë e fortë Michelle, e di që fenomeni i sharjeve në rrjet ndaj njerëzve të njohur nuk mund të ndalet. “E kam mësuar veten që as mos t’i shoh fare, të njëjtën gjë bën dhe ime bijë Aurora, që i është dashur të bëhet shumë e fortë e të mos ua vërë veshin gjithë gjërave të shëmtuara që shkruhen”.
Fansat e saj i kanë shprehur mbështetjen në këtë postim, ndërkohë që ajo nuk i kishte kursyer fjalët e dashurisë dhe falënderimet edhe për ta: “Përpara së gjithash dëshiroj të falënderoj të gjithë njerëzit që çdo ditë më shfaqin një dashuri të paimagjinueshme, që tregojnë interes dhe marrin pjesë në ngjarjet e jetës sime”.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...