Showbiz

Në mbrojtje të Elvana Gjatës/ ja kush nga personazhet publik ka folur për të

+

960full elvana gjata 770x433

Nuk janë një risi tashmë lajmet e shumta për këngëtaren Elvana Gjata, e cila është përmëndur në shumë lajme për lidhjen me ngjarjen që tronditi ish-bllokun në Tiranë, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur. Këtë herë në mbrojtje të saj ka folur Inida Gjata (Zhaku). Ajo ndonëse prej vitesh jeton në Gjermani, duket se është mjaft të dijeni të atyre cfarë ndodhin në Shqipëri. Zhaku ka shkruar një status të gjatë në Facebook në mbrojtje të këngëtares Elvana Gjata. Zhaku u shpreh në mbrojtje të këngëtares duke theksuar se është një artiste me vlera dhe duke dënuar opinionin publik dhe median për qasjen ndaj saj këto ditë.
“Kur do vijë dita që opinioni publik do të kuptojë se gjykimi i tyre i gabuar shpesh herë e ka marrë më qafë?! Si ka mundësi që po lejoni dhe stimuloni shkatërrimin e një njeriu me aq shume vlera si Elvana Gjata?! Si mund ta hidhni kështu kaq lehtë një yll që deri më dje e keni adhuruar e ngritur në kupë të qiellit?! Si nuk kanë turp ato media që kanë ngrënë bukë prej dhjetëra vitesh falë Elvana Gjatës, që e përgojojnë dhe përflasin kaq padrejtësisht një figurë aq të adhurueshme si Elvana Gjata?! Sa shoqëri e pamoralshme jeni ju, qe u bëni gjyq publik grave të botës?! Që u përgojoni të kaluarat njerëzve që nuk ju kanë bërë asgjë përveçse ju kanë ngritur moralin, ju kanë dhënë mirësi dhe ju kanë respektuar. Turp! Jam shumë e lënduar nga ky lloj maskarallëku mediatik dhe publik. Nuk mund ta bëni një vajzë aq të edukuar, të talentuar dhe të heshtur, që vetëm ju ka lumturuar deri tani, të ikë nga sytë këmbët e lënduar nga kjo poshtërsi e pamerituar. Shumë turp. Elvana Gjata është një figurë frymëzuese, e bukur dhe shumë e talentuar. Mos e harroni kontributin e saj në shoqëri. Nuk ju ka bërë të vuani ndonjëherë, qe ju ta vrisni kështu. Jam shumë e tronditur nga reagimi publik dhe media në këtë rast. Nuk është shenjë e mirë kjo. Një shoqëri që reagon kështu si ka punët në rregull”.