Showbiz

Në prag të 50-ve, Julia Roberts shpallet femra më e bukur në botë pa asnjë ndërhyrje

+

julia

Është hera e pestë që aktorja e dashur e të gjithëve, Julia Roberts, e bërë e famshme sidomos pas filmit ‘Pretty Woman’, shpallet femra më e bukur në botë. Këtë herë, çmimi i ka ardhur nga revista “People”. Të njëjtin titull bukuroshja e Hollivudit e ka marrë edhe në vitet 1991, 2000, 2005 dhe 2010. Përveç bukurisë natyrore, Julia Roberts është e njohur për refuzimin që u ka bërë ndërhyrjeve kirurgjikale. Ajo vazhdimisht është përpjekur të ndërgjegjësojë njerëzit për mungesën e vlerës së tyre dhe se rudhat janë pjesë e bukurisë e gjurmë e të gjitha kënaqësive apo hidhërimeve të viteve.