Showbiz

Në shtëpinë e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxha nis festa, ç'po ndodh me çiftin e njohur?

+

 334233

Në qoftë se mendoni se lali Eri është i vetmi që mezi po pret ardhjen e festave të fundvitit dhe për këtë arsye ka vënë pemën në sheshin ‘’Skënderbëj’’ shumë më përpara se zakonisht, gaboheni rëndë. Në shtëpinë e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës pema e Krishtlindjes është thuajse e dekoruar dhe merita i takon vajzës së vetme të çiftit të njohur të showbizit. Në videon e ndarë ditën e djeshme në faqen në Instagram të Rezarta, ajo duket më e lumtur se kurrë ndërkohë që vendosin topat e parë  dhe shkruan ''Hera vendosi që festat të fillojnë sot në familjen tonë''. Atmosfera plotësohet më së miri nga zjarri bubulak në sfond, i cili për hir të së vërtetë është paksa i ‘’panevojshëm’’ pasi këto ditë nëntori tempeatura shënon deri në 25 gradë Celcius. Edhe pse herët, Rezarta dhe Ermali janë të gatshëm të plotësojnë çdo tekë të vajzës së tyre, aq më tepër këtë vit pasi do të festojnë më në fund së bashku.

Por dekorimi i shtëpisë apo pemës para kohe ka gjithashtu efekte pozitive në aspektin psikologjik. Sipas psikologut Steve McKeown, dekorimet e festës lidhen ngushtë me kujtimet më të bukura të fëmijërisë dhe hapja e këtij shtegu gjatë kësaj kohe magjike duket se na mbush me emocione! Krishtlindjet dhe Viti i Ri ngjallin ato ndjenja të forta pozitive të fëmijërisë, të cilat lënë gjurmët e tyre edhe shumë vite pas kësaj periudhe.