Showbiz

«Nuk kam mundësi t'ia puth duart mamasë», Rozana Radi emocionon fansat me fjalët për prindërit e ndjerë

+

rose

Ajo është një ndër këngëtaret dhe tekstshkrueset më të njohura në shoëbizin shqiptar. E njohur për shpirtin e saj rebel dhe kontraversial, bukuroshja tashmë ka provuar veten edhe në pozicionin e prezantueses investigative, edhe pse muzika mbetet dashuria e saj më e madhe. Rozana ka kohë që nuk jep më intervista në shtypin e shkruar apo e kran, mirëpo ditën e djeshme bëri një lëshim..nga ata të rrallët që veç ajo di të bëjë. Ndjekësit e saj morën rolin e gazetarit në palikacionin ''Ask me a question” në “Instagram”. Një prej tyre, ishte shumë kurioz të mësonte se me kë e ndante shtëpinë këngëtarja. Në pamje të parë, duket një pyetje shumë normale, por falë përgjigjes së saj, ajo mori një kuptim shumë prekës. Rozana rrëfeu se jeton në shtëpi me mungesën e madhe për dy prindërit e saj të ndjerë.

 640 0 5be190e3ad778

 “Jetoj me mungesën e madhe të dy prindërve të mi, që për fat nuk kam mundësi t’ja puth duart nënës dhe ti them faleminderit babait për shkollën dhe mirësinë që më dha” – shkruan Rozana Radi, duke shtuar se jeton me një qenush që quhet Pinuc. Nuk është hera e parë që Rozana Radi kujton prindërit e ndjerë në rrjetet sociale, teksa mungesën e tyre e ndan hera herës edhe me fansat.
 640 0 5be190e513569