Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Aktorja e mirënjohur Tuba Büyüküstün, e bërë e njohur për publikun shqiptar me rolet e Elifit në telenovelën ‘’Diamantë dhe dashuri” dhe të Syhanit në ‘’Xhesuri dhe e Bukura” është vënë sërish në qendër të vëmendjes. Thashethemnaja e krijuar pas divorcit nga bashkëshorti Onur Saylak pas 6-vitesh martesë dhe marrëdhënia e krijuar fill pas këtij me biznesmenin më të ri në moshë Umut Evirgen, janë pasqyruar gjerësisht në shtypin rozë turk i cili pretendonte se ishte tradhëtia nga ana e aktores që çoi drejt divorcit. Por, deklaratat e fundit të ish-bashkëshortit të Tuba-s duket t'i kenë dhënë një tjetër drejtim kësaj çështjeje, pasi ajo dhe i dashuri i ri nuk fshihen më. Dyshja është fotografuar së fundmi duke darkuar në një restorant në Stamboll. Aktorja e famshme turke ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë për lidhjen e tyre, por mesa duket gjërat dalëngadalë po bëhen serioze.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...