Showbiz

Pas ftesës për incest në poezinë e fundit, Denis Dyrnjaja i hakërrehet keq Rita Petros ''Më shumë se e neveritshme"

+

ritapetro

Emri i Rita Petros do të diskutoj gjatë vitit 2015, vit në të cilën fitoi edhe çmimin e bibliofolisë “Lumo Skëndo”, ndonëse poetja kontraversiale, njëherazi studiuese e gjuhës shqipe dhe autore e dhjetërave librave shkollorë është një emër fort i njohur në rrethet kulturore në vendin tonë. E njohur për stilin e saj provokues dhe lirinë e të shprehurit të ndjenjave erotike, poezia e Petros arrin gjithmonë të shkaktojë reagime tek lexuesi. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me poezinë "Mallkimi i parë", e cila predikon incestin mes motrës dhe vëllait. I pari që ka reaguar ka qenë gazetari i njohur Denis Dyrnjaja, duke shkruar në Facebook si më poshtë ''Në rrjetet sociale po bën xhiro një poezi e Rita Petros që predikon inçestin mes motrës dhe vëllait. Këtë deformime personale qofshin mendime reale apo stisje për vëmendje publike duhen refuzuar dhe duhen përbuzur. Askujt nuk i ndalohet liria për të menduar, shprehur e fantazuar, por duhet të funksionojë një kundravalvul etike dhe logjike që duhet të mos i lejojë këto sofizma të shërbejnë as si shembuj dhe as si referencë publike. Dezekujlibrimi i koncepteve familjare deri në pikët e vakumeve psikopatiko/seksuale nuk duhet të shërbejnë si servirje normaliteti.Kjo do të thotë t’i shndërrosh dhe konceptosh familjet si tribu me orgji inçestuale. Është më shumë se e neveritshme! Ata që e mbështesin dhe e pëlqejnë këtë tezë janë njerëz me komplekse dhe boshllëqe të mëdha seksuale që mendojnë se plotësohen nga fantazia, deformacioni edhe kur ai është thjeshtë një mendim i shprehur në vargje dhe jo më një realitet.”

 

nilga

Më poshtë mund të lexoni poezinë e plotë.

MALLKIMI I PARË
Zoti im, ATI im
Cili është ai mashkull
Aq i bukur
Që po vjen te unë
Sytë shigjeta-tinëzare
Drejt në zemër
M’i ka ngulur?
Kur më prek
Me duart aq të buta
Lëkurën ma puçrron…
Pse kur më puth në qafë
Drithëroj e tëra
Njomem atje poshtë?
Buzët më hapen
E kërkojnë buzët e tij
Gjuha e tij e lëngësht
Gjuhën time do?
E kur kaq butësisht
Më përqafon
Ndiej në bark
Të ngjeshur
Mikun e tij të fortë!
Qepe gojën, boll
Mjaft me këto dokrra
Ai është vëllai yt
E kjo që mendon
Është blasfemi!
Në ferr do të digjesh
Nëse shkon me të
Kurrë më për gratë
S’do kem mëshirë
E në jetë të jetëve
Do të vuajnë
Mallkimin tim!
Në djall vafsh ti, o Atë
Bashkë me vullnetin tënd!
Vëllai im
Unë dua të kryej incest me ty!