Showbiz

Pasi kthyen mbrapsht dhuratat 9 milion dollarëshe, Harry dhe Meghan zbulojnë cila është gjëja e vetme që kanë ruajtur nga dasma

+

arrimegu

Edhe pse kanë kaluar tre javë nga dasma e shumëpërfolur mbretërore e princ Harryt dhe dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, ajo vijon të mbetet në qendër të vëmendjes mediatike në të gjithë botën. Tashmë dimë ''gjithçka'' për të dy; si për shembull përse Harry ftoi ish-të dashurat e tij në ceremoninë e mbajtur në Saint George’s, lexoni ka një arsye pse Harry ftoi ish të dashurat në dasmë, siç ka bërë edhe babai i tij, sa kushtuan bizhuteritë që mbante Meghan, lexoni bizhuteritë e Meghan; të papriturat që i shpëtuan vëmendjes së kamerave, lexoni 3 gafat e dasmës mbretërore, çfarë veshi Kate Middleton në dasmën e kunatës, lexoni këtu, si e vodhi vëmendjen e të gjithëve  super princesha Charlotte etj etj, por të gjithëve me siguri u ka shpëtuar një detaj: dhuratat për çiftin. Shumë prej syresh ishin shumë origjinale si për shembull verë dhe birrë e personalizuar, kostume me fytyrën e Meghan dhe princ Harry-t e deri tek bizhuteritë me çmime marramendëse, të cilat kapnin vlerën e 9 milionë dollarëve. Mirëpo ndryshe nga ç'mund ta merrni me mend, duka dhe dukesha e Sussex-it i kthyen të gjitha.
Me siguri të gjithë po pyesni, pse? Shumë e thjeshtë, protokolli mbretëror. Sipas udhëzimeve zyrtare të oborrit britanik asnjë anëtar i familjes nuk mund të pranojë dhurata nga individë dhe biznese të panjohura. Ata duhet t'i refuzojnë kur ka shqetësime në lidhje me përshtatshmërinë ose motivet e dhuruesit ose vetë dhuratës.
Megjithatë çifti ka arritur të mbajë vetëm një dhuratë, ndoshta më origjinalen që mund të merrnin ndonjëherë. Bëhet fjalë për dy koala të vogla, ende të palindura, që flenë në barkuan e mamasë së tyre në të Kopshtin Zoologjik të Tarongas, në Sidnei. Princi Harry dhe Meghan Markle do të vizitojnë Australinë brenda këtij muaji, e sigurisht që nuk mund të mos takojnë dy bebet koala, që do të quhen dhe ata Harry e Meghan, të cilat do të lindin së shpejti.

baby koala clings to a leg