Showbiz

Princi George ka zgjedhur pseudonimin më të bukur për babi William dhe mami Kate ua tregon të gjithëve

+

princixhorxhdhebabi

Ndërkohë që Louis, djali i tretë i dukeshës së Cambridge Kate Midletton dhe princit William, është akoma i vogël për t’u bërë pjesë e tabloideve angleze dhe jo vetëm, vëllai dhe motra e tij më e madhe George dhe Charlotte janë kthyer në personazhet më të dashura të familjes mbretërore. Janë të shumta rastet kur të dy vogëlushët kanë thyer rregullat dhe kanë treguar në sytë e botës që janë thjesht fëmijë, njëlloj si miliona fëmijë në të gjithë botën jo vetëm kur bëhet fjalë tek argëtimi dhe lojërat, por edhe tek komunikimi me prindërit. Për shembull e dini si e quan princi George babain e tij?
"Gan-Gan" (Mbretëresha Elisabeth) nuk është anëtarja e vetme e familjes mbretërore që princi George i ka vendosur një pseudonim të ëmbël. Ndërsa Kate Middleton dhe princi William ishin duke vizituar qytetin e Leicester-it për të nderuar Vichai Srivaddhanaprabha, kryetar i klubit të futbollit të Leicester City, i cili vdiq në tetor, Kate zbuloi pseudonimin e të voglit për babi William. "Kate tha se William po luante futboll me fëmijët mbrëmë dhe njëri prej tyre tha, mendoj se ishte George,a do të luani futboll nesër Pops?’’. Ndonëse Pops është një pseudonim shumë më i zakonshëm se diçka si Gan-Gan, nuk mund të imagjinojmë se si mund të tingëllojë theksi britanik dhe fëminor te George (ose edhe te Charlotte) ndërsa e quan Princin William "Pops".