Showbiz

Pse është penduar Floriana Garo për largimin nga Shqipëria?

+

florka
Prej muajsh tashmë, moderatorja Floriana Garo jeton në Zvicër, pranë partnerit të saj, Enis Daci i cili punon e jeton atje prej shumë vitesh. Pak kohë më parë çifti dha lajmin e shtatzënisë megjithatë kjo nuk e ka penguar Florianën të shkoj e të vijë shpesh në Tiranë. E ftuar në emisionin Opinion, Garo ka folur pikërisht për këtë; më mirë të rrish apo të ikësh nga Shqipëria?! “Unë e zgjodha një vend të huaj për dashurinë, jo sepse ishte një vend më i mire. Dashuria është arsye e mjaftueshme për t’u larguar nga vendi megjithatë unë kam qenë më e lumtur në Shqipëri”- ka pohuar Floriana Garo.