Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Pas përfundimit të xhirimeve të ‘’Boom”, Vesa Luma dhe Big Basta nuk do të mund ta fshihnin më që mes tyre ekzistonte një kimi, e cila tejkalonte dimensionet e muzikës. Shumë shpejt ata do të konfirmonin që ishin një çift, madje ndryshe nga ç’mund të ndodhë në kësilloj rastesh nuk do të nguronin aspak të fshihnin ndjenjat e tyre në publik. Vajza simpatike e dalë nga shkolla e ‘’Etheve të së premtes mbrëma” dhe djali çapkën i muzikës rrep dhe Rn'B, do të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë 12 shtatorin e 2015-ës, për t’u bërë më pas prindër të një djali Lianit. Por, kohët e fundit në shtypin rozë është përfolur për një ndarje të mundshme për shkak të largësisë pasi Big Basta ndodhet prej disa muajsh në Amerikë, ndërsa Vesa me djalin e vogël qëndrojnë në Shqipëri. E ftuar në ‘’Glam Radio” Vesa ka reaguar për herë të parë duke mohuar një gjë të tillë. Ajo ka akuzuar portalet që shpifin dhe denigrojnë jetën e personazheve publikë, si dhe ka lënë të nënkuptohet që mund të zhvendoset pas pak kohësh bashkë me vogëlushin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për tu bashkuar sërish si një familje.
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...