Showbiz

Rrëfimi i pazakontë i Eli Farës; divorci në moshë të re dhe vendimi për mos t'u martuar më

+

elii y cover
E divorcuar në një moshë të re, Eli Fara, nuk ka menduar më ta përsërisë eksperiencën e martesës.
Konsiderohet si femra më seksi, e brezit të vjetër të këngëtarëve shqiptarë. Gjithnjë në formë, e rafinuar, gati gati me një turpëri të lezetçme që i shton nurin si të ishte një vashë që kërkon të gjejë fatin e saj të jetës. Në fakt ajo mund të quhet ikona e këngës qytetare korçare. Nuk i pëlqen shumë intervistat, dhe kam hequr shumë për ta bindur. Zot më fal, sa miq kam futur! Por jam e kënaqur që më në fundi i’a dola të bëjmë një udhëtim së bashku në jetën e saj.
Jeta e saj është kënga. Dhe është një jetë e mahnitshme. Me shumë aventura dhe koncerte në të gjithë botën. “Jemi kthyer në endacakë”, -thotë ajo, por është një profesion që i sjell kënaqësi, sepse është pasion çmendurak. Tregon se koncertet janë të pafundme. Në Greqi ka kënduar në çdo pëllëmbë ku jetojnë bashkëatdhetarët, në çdo qytet dhe në çdo ishull.
Jeton me vajzën e saj, që i ka ngjarë shumë nga hiret femërore, dhe është një nga vajzat më të kërkuara të rrjeteve sociale. Dhe si çdo nënë, përkundet në momentin më të bukur të jetës. Atë të ardhjes së vajzës së saj në jetë. “Ishte një gjë e jashtëzakonshme. Nuk e besoja që mund të isha nëna e asaj vajze. Të gjitha nënat e provojnë këtë lloj ndjesie. Të duket sikur je takuar me Zotin”. Dhe në fakt ka të drejtë. Kur sjell një fëmijë në jetë, ndien për herë të parë se je takuar me hyun dhe i ke ngjarë pak madhështisë së tij. Është çasti më sublim i jetës së një nëne. Për më tepër për Elin, që ardhja e vajzës i ka sjellë një kthesë në jetë. Por të shkuara të harruara. Një ditë martesat mbarojnë dhe dashuritë perëndojnë…

eli fara
Pamja e saj të miklon me feminitetin dhe butësinë që ka. Një plastikë e këndshme, që duket sikur të fton t’i buzëqeshësh e ta kundrosh me admirim. Por si të gjithë, dhe ajo ka shpërthimet e veta, dhe kur i ngrihen nervat mos i dil përpara. Në fakt, të urtët ngjallin panik kur nxehen!Fundi i fundit, si të gjithë njerëzit. Le më pastaj, artistët!

Sa janë shtuar! Të krijohet përshtypja se gjithë shqiptarët janë këngëtarë. Ajo qesh me çiltërsi, dhe pohon se janë shumë, por artistët e mirë i sit koha. E ndërsa e pyes a ka xhelozi mes këngëtareve, ajo deklaron me kompetencë se nuk ka. A duhet ta besoj?”Jemi miq me njëri-tjetrin”, thotë dhe hiqem sikur e besoj, por jo dhe shumë. Nejse!

Në fakt është bonsensi i saj, që i ka dhënë një fytyrë të re muzikës shqiptare, krahas talentit që është primar. Dhe ndërsa më shpjegon që është e hapur edhe ndaj të rinjve, më duhet ta pranoj logjikën e saj të thjeshtë që është publiku ai që i takon të vlerësojë, dhe asaj nuk i takon të hyjë në territore që nuk i përkasin. Ajo është e fokusuar në punën e saj, sepse të bësh emër në muzikë dhe ta mbash atë për të krijuar një karrierë të gjatë, nuk është e lehtë. Në një botë hienash, ku jeta koncertale kërkon udhëtime, netë pa gjumë, dhe mbi të gjitha të jesh një nënë e vetme që rrit një fëmijë, patjetër që nuk është aq e lehtë. Po e dashur Eli! Jemi kthyer në një botë hienash dhe antivlerash ku është e domosdoshme të stresohesh dhe të mbrohesh…

eb236631 e9b5 4a03 8300 b8022fcef9fe 0
E ndërsa i fus pak hundët në punët e amvisërisë, kureshtjes time, ajo i përgjigjet se është një amvisë perfekte. O korçare o hiç fare! Gatuan gjithçka dhe pëlqen çdo recetë të shijshme. Kuriozohet për çdo gatim, dhe me vrap shkon ta provojë në kuzhinën e saj.
Po a ka ndonjë recetë që është gjithnjë në formë, se n’a çmendi me linjat që ka! Çuditërisht nuk lodhet së thëni se ha gjithçka dhe nuk bën kujdes të tepruar. Nuk e ka mendjen fare të duket. Bën atë ritualin e zakonshëm femëror, dhe aq. Po si vallë I’a del? Bohhh! Ajo thekson se tek njerëzit shikon brendinë dhe jo pamjen e jashtme. Dhe në fakt ka të drejtë! Vitet e jetës dhe eksperiencat e kanë mësuar të vlerësojë atë që duhet.

E ndërsa i kthehemi tezave serioze, siç është muzika, ajo nuk harron të ngrejë lart vlerat e muzikës popullore shqiptare që e cilëson të mrekullueshme. “Kohët e fundit po shoh që gjërat kanë nisur të qepen e të shkepen dhe të sajohen në mënyrë nga më të çuditshmet. Duke qenë se muzika është e harruar nga shteti, pa dyshim që njerëzit do abuzojnë”, shprehet ajo, dhe më pas shton se kjo është diçka normale. Por ka kaq shumë probleme sociale ky vend! Të mendosh që rinia e vret kohën kafeneve. Ç’tmerr!
A e konsideron veten një nënë të mirë? Sigurisht. Vajzës i ka përkushtuar gjithë jetën e saj. Ndonjëherë dhe e ka tepruar me përkujdesje, por i’a ka vlejtur. Sot ndjehet krenare për të. E ndërsa vajza rritet, mosha fillon e ngjitet. E pyës nëse ka frikë nga plakja, ajo thotë se çdo moshë ka lezetin e vet. Nuk e ndien aspak në vetvete kompleksin e moshës.
“Është budallallëk të thuash që nuk më vjen keq. Por mendoj se çdo periudhë e jetës ka lezetin e vet. Nuk e kam kompleksin e moshës”. Tani në këtë moshë i duket vetja më e kompletuar. Në fakt kur ishte 20 vjeç, ishte shumë e bukur, por se dinte. Duke jetuar, në sistemin komunist, kur të ndjeheshe e bukur ishte turp i madh, sepse konsideroheshe si mëndjelehtë, ajo thotë se në moshën që është tani ndihet më e sofistikuar dhe më e bukur.

E divorcuar në një moshë të re, Eli Fara, nuk ka menduar më ta përsërisë eksperiencën e martesës. Fakti që lëviz shumë nëpër koncerte, që pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në avionë e në hotele, mendon se një lidhje është e vështirë për t’u mbajtur. Dhe pastaj ekziston dhe dhe bërthama e zhgënjimit, që dhe pse zhduket me kalimin e kohës, ka vënë rrënjë në shpirtin e saj. Por dhe personi i duhur nuk i ka ardhur. “Po sikur t’më binte prapë diçka zhgënjyese, ti bija kokës me grushte, pastaj”,-thotë dhe përsërit refrenin, se më mirë të rrish vetëm, sepse administron si nikoqire, prioritetet e jetës.

Burimi: Konica.al