Showbiz

Rreth botës me Blendi Fevziun, gazetari i njohur tregon sa vende ka vizituar që prej vitit 1991

+

blefev

Prej disa javësh, gazetarja simpatike Ori Nebiaj dhe Flori Gjini janë stacionuar në plazhet e bukura të jugut duke ndarë me të gjithë teleshikuesit e tyre pushimet më ‘’on top’’ të këtyre ditëve të nxehta vere. Përveç reportazheve të ndryshme rreth aktiviteteve në brigjet e Jonit, jetës së natës dhe mini guidave turistike, në mikrofonin e tyre përfundojnë jo rrallëherë edhe personazhe të njohura të showbizit. I radhës ka qenë gazetari i suksesshëm Blendi Fevziu.

blendiori

I zhveshur nga kostumi zyrtar me të cilin jemi mësuar ta shohim prej vitesh, Blendi ka folur më gjatë për pushimet, familjen, pasionin për udhëtimet dhe dashurinë. “Nuk ka qenë bashkëshortja ime dashuria e parë. Kam dashuruar në vit të dytë në gjimnaz, ndoshta dhe më përpara, por atë e mbaj mend”, - tha ai duke buzëqeshur. Është e vështirë ta gjesh Fevzon në të njëjtin vend pasi atij i pëlqen të udhëtojë dhe të eksplorojë vende të reja.  “Kam udhëtuar në 102 vende të botes. Kam mbresa te pashlyeshme nga këto udhëtime. Janë eksperienca të jashtëzakonshme”,-pranoi ai. Ai foli gjithashtu për udhëtimin e parë, në Itali, në vitin e largët 1991. Asokohe, Blendi ishte vetëm 21-vjeçar dhe së bashku me Armand Shkullakun, mikun e tij më të mirë edhe sa u përket udhëtimeve, fluturuan për herë të parë me avion. Ishin të shokuar pranë gjithçkaje të re që bota jashtë, ndryshe nga ne, e kishte pjesë jete prej vitesh, shekujsh ndoshta. Krahas pasionit për udhëtimet, i pëlqen të eksplorojë edhe botë nënujore. “Prej vitesh bëj zhytje. E shijoj shumë këtë sport, më pëlqen të njoh bukuritë dhe botën nënujore” tha Fevziu. 

blendivia