Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Në ndryshim nga dukesha e Cambridge Kate Middleton, e cila në fotografitë zyrtare të fejesës me Princin William zgjodhi një fustan me linja të pastra klasike, Meghan Markle dëshironte vëmendjen e të gjithëve mbi të dhe guxoi duke veshur një fustan që ekspozonte pak më shumë lëkurë. I disenjuar nga shtëpia britanike e modës ‘’Ralph&Russo” fustani i zi me qëndisma të arta tërhoqi vëmendjen jo vetëm për stilin e tij, por edhe çmimin e kripur prej plot 75.000 dollarësh. Por mesa duket motra e pjesëtares së re të familjes mbretërore, Samantha Markle ka shpërthyer lidhur me çmimin e tij dhe zgjedhjen e Meghan për t'u shoqëruar në altar nga mamaja e saj më 19 maj 2018.
''Në vend që të blije një fustan 75.000 dollarë, mund të kishe ndihmuar fare mirë babanë tënd.'', -është shprehur ajo për ''The Sun". Sipas Samanthas, babai i saj po kalon një gjendje shëndetësore të vështirë dhe ka nevojë për mbështetjen e gjithë familjes. Meghan dhe Samantha nuk kanë patur kurrë një marrëdhënie të mirë, kjo e fundit deklaroi pak kohë më parë se e motra është arriviste dhe njeri me dy fytyra, të cilës i interesojnë vetëm paratë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...