Showbiz

«Sot do të festonim bashkë 32-vjetorin e lindjes», miqtë kujtojnë Adelën në këtë datë të hidhur

+

adela1vit

Vetëm pak ditë më parë miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët më të afërt kujtuan mes dhimbjes e mallit 1-vjetorin e ndarjes së parakohshme nga jeta të Adela Xhamanit, ish-protagonistes së famshme të ‘’Big Brother 2’’ që fitoi zemrat e të gjithëve me thjeshtësinë dhe vendosmërinë e saj për të luftuar mentalitetin patriarkal ku ishte rritur. Megjithatë sot është një ditë akoma edhe më e hidhur për dashamirësit e Adelës, datëlindja e saj e 32-të që për të fat të keq nuk mundi ta festonte kurrë. I pari që ka kujtuar Adelën në rrjete sociale është miku i saj i ngushtë Eraldo Rexho, që shfrytëzon shpesh Instagramin dhe Facebook-un për të sjellë foto apo dedikime për mikeshën e tij të ndjerë. Në një foto të ndarë në profilin e tij në Instagram, Eraldo shkruan ‘’ Sot do festonim bashkë 32-vjetorin e lindjes tënde. Mungon shumë, por të gjithë bashkë do të festojmë për ty dhe atë çfarë le me datën 12 nëntor. Kemi vendosur të të kujtojmë me këngë, sepse besojmë se ti kështu do zgjidhje. Për ty, ëngjëlli ynë!”

45415107 736647810051171 8237319443445710848 n
Gazetarja 31-vjeçare u nda nga jeta më 29 tetor të 2017-ës, pas një infarkti kongjestiv në zemër. Sipas mjekëve, shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e një sëmundjeje të rrallë, e quajtur kardiomiopati, që prek muskulin e zemrës, duke dëmtuar strukturën apo funksionin e barkusheve dhe sjell dobësimin e zemrës.