Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Dashuria e tyre do të shndërrohej në një nga përrallat më të bukura që do të njihte bota e showbizit shqiptar, për të vijuar më pas me një dasmë madhështore për të cilën u përfol gjatë dhe vazhdon të përflitet. Këngëtarët dhe moderatorët e njohur Turjan Hyska dhe Orinda Huta kurorëzuan historinë e tyre 10-vjeçare muajin e kaluar dhe më pas nisën një muaj mjalti të vërtetë, plot 25 ditë të mbushura me relaks dhe dashuri, shumë dashuri. Fillimisht Turi do të na habiste të gjithë me ndryshimin e modelit të flokëve, duke u shndërruar në tullac, për të vijuar më pas me ankesat se bashkëshortja e tij po ''e shfrytëzonte si fotografin e saj personal. Por, mesa duket Turi është penduar për postimet e bëra në rrjete sociale dhe ka vendosur të bëjë bashkëshortin e përkushtuar duke blerë disa dhurata të çmendura për muzën e tij. Ai ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për t'i shprehur dashurinë Orindës që me siguri do ju bëjë edhe juve të vini buzën në gaz ndërsa shfletoni fotogalerinë e mëposhtme:
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...