Showbiz

Vazhdon sërish telenovela mbretërore, çfarë ka bërë kësaj here babai i Meghan Markle

+

megucedaddy

Ndërkohë që na ndajnë vetëm tre ditë nga dasma e shumpërfolur mbretërore, princ Harry dhe Meghan Markle do të duhet të përballen me një tjetër ndodhi të papritur, mungesën e babait të kësaj të fundit në dasmën e vitit. Ka qenë vetë babai i Meghan, Thomas Markle i cili ka pohuar se nuk do të mund të shoqërojë në altar vajzën e tij në ditën e saj më të lumtur. Në një prononcim për ‘’TMZ’’ Thomas sqaron se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe se duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të menjëhershme kirurgjikale. Thomas, pësoi një goditje në zemër para dy ditësh, si pasojë e publikimit të lajmit se ai u kishte shitur paparazzëve për 100.000 poundë fotografitë e përgatisjes së dasmës të së bijës. Pavarësisht se Meghan dhe Thomas kanë një marrëdhënie paksa të komplikuar, burime pranë familjes mbretërore bëjnë me dije se ajo po i qëndron pranë babait në këtë moment të vështirë. Por, shtypi britanik ka nisur edhe sondazhet e para se kush do ta shoqërojë në altar aktoren amerikane të ''Suits'' më 19 maj? Deri më tani kandidatët e mundshëm janë mamaja e princeshës së re Doria Ragland dhe babai i princ Harry-t, princi Charles./Burimi ''DAILY MAIL"