Albano Bogdo : Vajzat më duan se jam i pasur, ndaj kam 4 vite single dhe mendoj se do qendroj beqar
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Sindi Tona, vajza e artistet së njohur Manjola Allbani është vetëm 14 vjeç dhe sapo ka botuar librin e saj të dytë. Dy vite më parë publikoi “Lundrimi përmes detit të kaltër” e këtë herë adoleshenjta e apasionuar pas shkrimit e librit, vjen me një roman me titull ‘Njësoj të ndryshëm’.
Është një histori e veçantë dashurie, mes dy gjimnazistëve, përkatësisht një vajze të bardhë dhe një djali me ngjyrë. Një histori që tejkalon dhe thyen çdo barrierë dhe paragjykim. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ajo tregoi detaje rreth librit të saj, por edhe marrëdhënien e ngushtë që ka me nënën.
Ajo po ashtu mori edhe një videomesazh surprizë nga Manjola Nallbani, e cila tha publikisht se është krenare për vajzën e saj.
“O jeta e mamit. Ti e di që që në momentin që ke lindur unë të them ti je dhuratë e Perëndisë. Njëlloj kam edhe Megin, por sot është dita jote, momenti jot. Babi dhe Megi ndryshe nga ne të dyja nuk i duan kamerat dhe janë diskretë, më kanë autorizuar mua të të them që ti për ne je diell dhe të duam shumë. Nëse ti sot po shkruan kjo është shumë e vlefshme për mendjen dhe shpirtin tënd. Është diçka që pak nga brezi jot e bëjnë. Për mua nuk ka asnjë rëndësi profesioni që ti do të zgjedhësh. Unë dua që ti të bësh atë që të bën të lumtur. Dua të mbetesh po e njëjta Sindi. Nëse do të më pyesnin si e do vajzën, më mirë se kaq nuk do ta kisha kërkuar”, tha këngëtarja.
Fjalët e Nallbanit përlotën Sindin e cila tha se nuk i priste fjalët që nëna e saj i dedikoi.
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...