Fashion Guru's/ Kuratorja e imazhit Esmeralda Zoto tregon se a vishet stil apo jo kryeministri Rama
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Sa herë flasim për shtatzëninë mendja na shkon menjëherë tek nëna e re, tek përjetimet dhe emocionet e saj. Sakaq duket sikur figura e babait mbetet në hije, herë si për forcë të zakonit dhe herë sepse harrojmë që roli i tij gjatë shtatzënisë është i rëndësishëm. Në fund të fundit një fëmijë është fryt i të dyve. Por mesa duket tre studentë danezë kanë gjetur një mënyrë të re për të rivlerësuar rolin e mashkullit dhe për ta bërë atë pjesë të një shtatzënie po aq sa femra.
Ata kanë arritur të krijojnë një byzylyk smart të quajtur Fibo, i cili u lejon baballarëve të rinj të ndjejnë në kohë reale shkelmimet e bebes në barkun e nënës. Por si funksionon ky byzylyk çudibërës ? Gjatë tre-mujorit të tretë të shtatzënisë, gruaja shtatzënë duhet të mbajë një pajisje monitoruese në formë mikroçipi që mund ta instalojë në telefon apo çantë, ndërkohë që Fibo mbledh informacione sa herë që bebja lëviz. Por jo vetëm kaq, personi që mban këtë byzylyk mund të ndjejë në kohë reale lëvizjet e tij. Fibo përmban katër rruaza të vogla të cilat shkëmbejnë informacion me pajisen monitoruese të nënë së re. Rruazat imitojnë lëvizjet e bebes, duke u rrotulluar dhe shtypur dorën e personit që mban byzykykun.
Nuk është e njëjta ndjesi si tek nëna shtatzëë, por është një mënyrë interesante për baballarët të përjetojnë në një farë mënyre lëvizjet e bebes së tyre edhe kur nuk janë pranë. Sandra Pétursdóttir, një prej ideatorëve të kësaj shpikejeje u shpreh shumë e kënaqur që shumë prindër e pëlqenin këtë ide.
Living/Burimi ‘’The Telegraph’’
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...