FastFood/Skuqja në të njëjtin vaj është rrezik serioz për mëlçinë dhe zorrët, mësojeni pse
Kush mund t’u rezistojë patateve të skuqura? Askush. Mirëpo, kjo kënaqësi mund të shkaktojë disa probleme për s...
Ju ka munguar zilja e famshme, po bateria që nuk harxhohet? Për të mos folur për lojën e famshme ‘’Snake Xenxia ‘’ ? Me siguri të gjithë të lindurit e viteve 2000 duhet të jenë duke ngritur sytë me habi teksa lexojnë këtë lajm, kurse nostalgjikët me siguri janë duke buzëqeshur tani. I pashkatërrueshmi Nokia 3310 është rikthyer pas plot 17 vitesh nga versioni origjinal i telefonit ikonë të viteve 2000.
Nokia 3310 nga qarkullimi në vitin 2005, por deri atëherë numëroheshin më shumë se 126 milionë modele të shitur e përdoruar anembanë globit. Versioni i ri i telefonit është një produkt i HMD Global, kompani e cila zotëron licencën e prodhimit të telefonave me markën “Nokia”. Telefoni funksionon me rrjetet celulare 2G dhe sistemin operativ Symbian S30+.
Avantazhi kryesor i këtij telefoni padyshim është jetëgjatësia e baterisë. HMD premton 22 orë jetëgjatësi baterie për 22 orë bisede. Butona të fiksuar, ekran me ngjyra dhe një kamera modeste në pjesën e pasme 2 megapixel, janë disa nga detajet e modelit të ri të Nokia 3310, i cili ka edhe disa shërbime më shumë shtesë. Gjithashtu ka të instaluar një version klasik të lojës së famshme Snake. Çmimi i 3310-ës së ri është 49 Euro.
Kush mund t’u rezistojë patateve të skuqura? Askush. Mirëpo, kjo kënaqësi mund të shkaktojë disa probleme për s...
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...