Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Agnesa Vuthaj, mbretëresha e kurorës së bukurisë për vitin 2004, vazhdon të mbetet një ndër femrat më të pëlqyera, jo vetëm për bukurinë, por edhe për stilin e saj të të jetuarit. Ne të Living kemi pasur fatin ta kemi vazhdimisht pjesë të editorialeve tona të modës. Si fillim, si bukuroshja e Prizrenit, më pas, si sipërmarrëse e markës së saj të çantave dhe këpucëve e për t’u rikthyer në kohë si fshatarja e lumtur, Çoçarja. Këtë herë, ajo vjen si femra e brishtë e viteve `70, por që sjell një frymë të re, duke ruajtur me fanatizëm bukurinë femërore. Edhe vetë Agnesës i pëlqen ajo dekadë, i pëlqen stili dhe mënyra se si mbaheshin femrat e atyre viteve e do të kishte dashur që, për një periudhë, të jetonte ato kohë ose të paktën të bëhej pjesë e “Studio 54” në Nju Jork. “Flower Power” është shprehja e famshme e lëvizjes hipi të atyre viteve, që do të thotë fuqia e luleve dhe kërkonte të vendoste paqen në botë. Moda e asaj periudhe është një revolucion i tërë, që pasqyron një zhvillim kulturor e ekonomik në mbarë botën. Pantallona kauboj, këpucë me platformë, stil hipi, këmisha e bluza të qëndisura, funde të gjata e ngjyra të ndezura, janë ikonat e modës së asaj periudhe.
Vijon ne faqen e dyte
Ne përfituam nga koha me Agnesën, edhe për të zhvilluar një intervistë të shkurtër, për të mësuar se ç’është bërë me të këtë periudhë, si kanë shkuar angazhimet e saj profesionale dhe jeta përtej spektakleve të ndryshme.
Në një kohë kur të gjitha femrat e spektakleve kanë përzgjedhur të bëjnë ndërhyrje plastike, ti ke preferuar të jesh origjinale. Pse?
Unë e vlerësoj shumë të qenët origjinale, me të mirat dhe të metat që mund të kem. Të jesh vetvetja, e përmbushur dhe e kënaqur me jetën që bën, është gjëja më e rëndësishme për mua. E kam fituar konkursin e parë të bukurisë në moshën 17-vjeçare dhe aty kam kuptuar që vlerësohet bukuria e pastër. Besoj se ky është virtyti kryesor që më ka mbajtur të veçantë ndër vite, në mesin e shumë personazheve të spektakleve, që ndryshojnë pamje kohë pas kohe. Unë nuk do të ndryshoja asnjëherë një tipar timin për një tipar të ngjashëm apo të njëjtë me të dikujt tjetër. Të jesh vetvetja, është vlera më e madhe për mua.
Çfarë mesazhi do t’u jepje të rejave që duan të ngjajnë si Agnesa?
Pse duhet të jenë si unë, kur mund të jenë akoma më të mira? Besoj se tani është një kohë e shkëlqyer për brezat e rinj, me mundësi më të mira shkollimi, udhëtimi, punësimi dhe krijimi të një karriere të suksesshme në punë. Por, nëse do të duhej të jepja një këshillë, ajo do të ishte të jenë origjinale, të kenë disiplinë në punë dhe të kenë durim.
Ti rrezaton gjithnjë mirësi. Si arrin të jesh kaq pozitive çdo ditë?
Përtej jetës publike, unë bëj një jetë shumë të thjeshtë, të rrethuar vetëm me njerëz të dashur dhe të mirë, të cilët më mbushin me jetë dhe harmoni. Jam mësuar të shoh optimizëm edhe në situata të vështira. Herë pas here lexoj libra apo shikoj video motivuese që më frymëzojnë të jem pozitive dhe të kem durim dhe kontroll edhe në situata të pakëndshme. Gjumi është shumë i rëndësishëm për mua, fle para mesnatës që të bëj orët e nevojshme të gjumit, ushqehem shëndetshëm, me shumë perime dhe fruta, pi shumë ujë dhe bëj aktivitet fizik. Është motivi im jetësor të përçoj optimizëm dhe dashuri te çdo person që takoj dhe në çdo ambient që jam. Dua që prania ime të lërë shije të mirë. Ndërkohë, kam një lidhje të fortë me familjen, e cila më ka dhënë “rrënjë dhe krahë”: rrënjë për të kujtuar gjithmonë prejardhjen dhe krahë për t’u kthyer vazhdimisht në vendlindje e për t’u përballur vetë me çdo sfidë që sjell jeta.
Së fundmi, dua të bëj një falënderim për stafin e revistës Living. Është hera e tretë që jam pjesë e editorialeve tuaja. Secili set ka qenë i veçantë dhe përtej fotografive të bukura dhe shkrimeve të veçanta e mbresëlënëse, jam kënaqur shumë me atmosferën e këndshme të krijuar gjatë setit. Do ta quaja si një miqësi të ngrohtë që rritet sa herë që punojmë bashkë. Është kënaqësi të jem pjesë e një stafi plot ide dhe të sjellim së bashku trendet e reja, duke rikthyer kohërat e shkuara. Living sjell jetë në çdo fjalë dhe fotografi.
Fashion-editor: Stela Plaka | Fotografia: Armand Habazaj | Make up Artist: Diana Matrisi “Sharme Etern”
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...