Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Elona Jaçellari, Fotografia Armand Habazaj
Fëmijët kanë më shumë motive për t’iu gëzuar festave të fundvitit. Janë ata që u gëzohen pushimeve të gjata, dhuratave të shumta, dhe janë po ata, të cilët as që e fusin në llogari faktin se sapo iku një vit nga jeta. Ndaj, këto festa na bëjnë shpeshherë nostalgjikë për kohën e fëmijërisë. E njëjta gjë ndodh edhe me Andrean, djaloshin e humorit nga Erseka. “Tani nuk kam ndonjë përjetim për festat e fundvitit, por, kur kam qenë i vogël, i prisja me padurim, sepse doja të merrja ndonjë lek më shumë.
Tani nuk kam probleme të këtij lloji (qesh). Gjithmonë merrja dhurata, por nëse nuk më kishin sjellë, i shkruaja dëshirat në derë, në mur, gjithandej, mbushja shtëpinë me shkrime derisa ta merrja atë që doja. Tani që jam në moshë më të madhe, edhe dëshirat më janë shtuar dhe shpesh më vjen instinktive t’u them prindërve: ‘Më jepni ndonjë lek, ose më blini ndonjë makinë’.
Zakonin për t’i shprehur dëshirat në mure e kam hequr. Tani më pëlqen të rri me të shtëpisë. Nuk është se gatuaj apo përfshihem në punë, por dua që të ketë sa më shumë në tavolinë”. Andrea jeton me familjen, ndaj këto festa do ta gjejnë pranë tyre, sepse, siç thotë ai, nuk dëshiron që t’i lërë vetëm, e nga ana tjetër i mungon entuziazmi I dikurshëm për të dalë me vrap jashtë e për të festuar me shoqërinë. Deri në moshën 18-vjeçare, Andrea e ka festuar Vitin e Ri në Ersekë dhe thotë se ka shumë mall për ato vite, kur e gjithë shoqëria mblidhej për të festuar. Madje, ka pasur edhe nga ato net festash, ku humbiste me shoqërinë dhe harronte të kthehej në shtëpi për të festuar.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...